
Marrja e Shërbimit Shëndetësor parësor shpesh herë është kthyer në shqetësim në disa zona të Lezhës, përfshire edhe qytetin. Kjo situatë është krijuar nga mungesa e mjekeve të familjes, por edhe infermiereve.Aktualisht në qytetin e Lezhës shërbimi nuk është i plotë, por bëhet me dije se problematika do të marrë zgjidhje. Drejtori i Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Elson Frroku, thotë se gradualisht po plotësohen të gjitha vakancat e krijuara sa i përket mjekeve dhe infermiereve me qëllim që shërbimi shëndetësor të mos mungojë dhe të ofrohet në kohë për qytetaret.
Qendra Shëndetësore e qytetit të Lezhës duhet të ketë shtatë mjekë familje, por aktualisht ka vetem pesë, ndërsa problematika të ngjashme hasen edhe nëpër fshatra, duke diktuar ofrimin e shërbimit përmes diteve të caktuara.