Bashkia Malesi e Madhe ka reaguar ne lidhje me akuzat per mungese transparence nga shtetesja Margarita Kola te bera publike pak dite me pare ne emisionin Fiks Fare.
Zedhenesja e bashkise M.Madhe Donika Velaj tha se te gjitha ndihmat e ardhura kane qene ne emrin e bashkise M.Madhe dhe se kete e verteton edhe deklarata doganore. Ajo shtoi se per here te pare abuzuesit ndeshen ne rezistence institucionale dhe se bashkia M.Madhe do te ngreje padi penale ndaj shtetases Margarita Kola.