Është shtyrë edhe sot në gjykatën e krimeve të rënda, seanca gjyqësore në ngarkim Emiljano Shullazit e bandës dhe anëtarët e bandës së tij.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se shkak për shtyrjenpër të disatën herë të gjyqit u bë mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Eltela Tema, Arben Vrioni dhe Albana Boksi caktuan datën 26 korrik, si datë për mbajtjen e seancës së radhës.

Gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni, dhe kërkoi përjashtimin e tij me pretendimin se ka konflikt interesi pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKQZ RRËZON BINDJEN, ZGJEDHJET NË TIRANË E SHKODËR TË RREGULLTA
Artikulli tjetërTAKSA E RE MBI NAFTËN, PD: KUR TË VIJMË NË PUSHTET DO TË ULIM ÇMIMIN ME 300 LEKË