Në verilindje të vendit nga mungesa e reshjeve, niveli i ujrave të liqenit të Fierzës vazhdon të shkojë drejt uljes. Burime nga salla e komandës në Fierzë tregojnë se prurjet e ujit të dy lumenjve Drin dhe përrenjve të tjerë që derdhen në liqenin e Fierzës janë të ulëta.

Prurjet kanë rënë në 174 metër kub në sekond, nivel ky ndër më  të ultit e dhjetë viteve të fundit. Kjo ka sjellë edhe në uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzës, ndërsa niveli është në kuotën 276.4 m.   Gjatë muajit dhjetor në rajonin e Kukësit nuk ka rënë shi dhe dëbore duke shënuar muajin më të thatë për periudhën e dimrit. Edhe ato pak reshje dëbore që ranë në lartësitë e maleve mbi 1500 metër mbi nivelin e detit janë shkrirë, ndërsa temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat e tyre pozitive. KESH po importon energji jashtë parashikimeve për shkak se është e detyruar të kufizojë prodhimin për të mbajtur rezervën hidrike në Liqenin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit.