PIRANI: ASNJË MBESHTETJE NGA BASHKIA SHKODËR. Invalidët e punës po zhgënjehen sërish nga Bashkia e Shkodrës . Për vite me radhë bashkia i ka premtuar invalidëve vende parkimi nëpër qytet që ato të kenë se ku të lënë mjete e tyre. Kjo është deklarata e kreut te kësaj shoqate ne Shkodër, Myhedin Pirani i cili shprehet se ka dërguar pranë këtij institucioni hartën e pikave ku mund te caktohen këto vende.

Prej shumë kohësh Bashkia Shkodër i ka premtuar invalidëve te punës një mbështetje të madhe për problemet që ato kanë. Ka shumë vite që premtohet një gjë e tillë por deri më tani është bërë e pamundur. Shume prej këtyre personave për shkak të kushteve të tyre fizike fatkeqësisht nuk mund të hyjnë normalisht në një institucion.

Artikulli paraprakZEF HILA MERR MBËSHTETJE NË NËNSHAT
Artikulli tjetërRreziqet që vijnë nga qëndrimi në internet