Mungesa e vijave të bardha në qytetin e Shkodrës është kthyer në një problem kryesor për qytetarët .

Situata është shqetësuse në disa nga zonat më kryesore të qytetit . Siç tregojnë edhe pamjet, në shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” vijat e bardha nuk ekzistojnë dhe kjo është problem për nxënësit e shkollës. Pak metra më tutje , ndodhet gjimnazi“Kolë Idromeno” , ku vijat e bardha ekzistojnë edhe pse nxënësit e këtij gjimnazi janë më të përgjegjshëm se ato të shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” duke marrë parasysh diferencat e moshave të tyre.

Qindra nxënës dhe qytetarë rrezikojnë jetën nga mungesa e vijave të bardha në këtë zonë. Nga ana tjetër në rrugën Ura Dervishbeg edhe pse vijat e bardha ekzistojnë , por janë mjaft të vështira pasi lartësia e trotuareve e madhe. Ky fakt kthehet në një problem jot ë vogël për të moshuarit , fëmijët e vegjël si dhe invalidët .

Artikulli paraprak“TË BLESH NJË LIBËR SOT ËSHTË LUKS”
Artikulli tjetërDITA E TË VARFËRVE NË CARITASIN E SAPËS!