Në fushen e Zadrimës në Lezhë vreshtat me rrush po kalben. Këtë vit prodhimi ka qenë i bollshem, por mungon tregu i shitjes.

Kjo situatë e cila ka nisur të shfaqet prej tre vitësh i ka vënë në vështiresi fermeret, duke i quar drejt falimentimit, pasi e kanë të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë.

Përballë mungeses së tregut, fermeret kërkojnë mbështetjen e qeverisë.Në Zadrimë janë të mjella qindra hektarë vreshtari të cilët prodhojnë sasi të madhe rrushi, ndërsa çmimi i shitjen varion nga 50 deri në 100 lek për kg.