“Meksika nuk do të paguajë për murin në kufi të Donald Trump”, deklaroi Presidenti i Enrique Pena Nieto në një mesazh drejtuar popullit të tij.

“Meksika nuk beson në mure”, u shpreh presidenti meksikan, i cili nuk përmendi një anulim të mundshëm, apo shtyrje, të takimit me Trump në Uashington më 31 Janar. Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për një “mur të pakalueshëm fizikisht” dhe insitoi se Meksika do të rimbursonte SHBA-në për këtë. “E kam thënë në të kaluarën dhe e them sërish, Meksika nuk do të paguajë par asnjë mur”, theksoi Enrique Pena Nieto. “Kjo vjen, ndërsa vendi ynë po bisedon për rregulla të reja bashkëpunimi, tregtie, investimi, sigurie dhe emigrimi në rajonin e Amerikës Veriore. Si president marr të gjitha përgjegjësitë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanëve. Bazuar në raportin final të funksionarëve në Uashington dhe me këshillimin e Dhomës së Tregtisë, guvernatorët, unë do të vendos hapin e ardhshëm që duhet të marrë. Meksika ofron miqësinë e saj me popullin amerikan dhe dëshirën e tyre për të arritur një marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet do të jenë në favor të të dy shteteve, si Meksikës dhe SHBA-së”, tha ndër të tjera presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.