Muri në kufirin SHBA-Meksikë, presidenti meksikan anulon takimin me Trump

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka anuluar udhëtimin e javës së ardhshme në Uashington për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi presidenti amerikan zbuloi planin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit Meksikë-SHBA. Ai këmbënguli gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të mbulojnë gjithë shpenzimet, ndërkohë që Meksika e ka kundërshtuar me forcë ndërtimin e murit. Republikanët në Senat thanë se Kongresi amerikan do të shkojë përpara me planin.