Arrin deri në 1 km radha e mjeteve që presin të kalojnë në pikën kufitare të Muriqanit. Tashmë fluksi I lëvizjes nuk është I përqëndruar vetëm në fundjavë, por gjatë gjithë javës. Burime pranë pikës kufitare bëjnë me dije se gjatë muajit që lamë pas numri I hyrjve – daljeve ka qenë I përafërt me atë të vitit 2019, ku situata ishte normale para fillimit të pandemisë.

Konkretisht, gjatë muajit korrik përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë mbi 29 mijë shtetas shqiptarë dhe kanë dalë mbi 33 mijë shtetas. Sa I takon shtetasve të huaj, kanë hyrë mbi 175 mijë dhe kanë dalë po përmes kësaj pike mbi 167 mijë. Gjatë muajit korrik mjetet të cilat kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 50 mijë, ndërsa mjete që kanë dalë janë mbi 40 mijë.

Në total, gjatë një muaji kanë hyrë të paktën 204 mijë shtetas, prëj të cilëve mbi 175 mijë shteas të huaj, prej të cilëve më së shumti turistë por edhe udhëtarë tranzit. Nga ana tjetër, sa I takon daljeve në total janë më shumë se 200 shtetas të cilët kanë udhëtuar kryesisht drejt shteteve europiane për të kaluar pushimet verore. Krahasuar me një vit më parë, numri I shtetasve të cilët kanë kaluar përmes kësaj pike është 20 fishuar.

Përmirësimi I situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë ka bërë që emigrantët të mos kenë pengesa për tu kthyer në vendlindje po ashtu edhe për turistët të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror. Me të njëjtat ritme po vazhdon fluksi edhe në muajin gusht ku po punohet me të gjitha sportelet dhe kapacitetet.

Artikulli paraprakGREQIA ENDE NË FLAKË, 10 DITË LUFTË ME ZJARRET! ITALI, TEMPERATURA DERI NË 48.8 GRADË C PUSHTOJNË DISA RAJONE
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “GJINO BERRI”