
Radhë automjetësh regjistroheshin diten e sotme në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit, pasi kjo periudhë përkon për një pjesë të emigrantëve edhe me kthimin e tyre në vendet e Europës ku jetojnë dhe punojnë. Ndërsa të shumtë janë qytetarët që vijojnë pushimet dhe zgjedhin bregdetin e Malit të Zi si destinacion.Kjo situatë ka bërë qe kjo pikë kalimi të përballet me fluks automjetesh.
Sipas autoriteteve doganore në 48 orët e fundit kanë hyre dhe dalë nga kjo pikë mbi 46 mijë persona dhe 13 mijë automjete.Levizjet më të larta kanë qenë në dalje të territorit shqiptarë ku në dy ditët e fundit ka dalur rreth 28 mijë persona ndërsa kanë hyrë 18 mijë shtetas.
Për të eleminuar pritjet e gjata në kufi po punohet me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje, gjithashtu edhe me proceduara të lehtësuara.
https://youtu.be/JomLq_hM3aw






