Policia Kufitare arreston një shtetas Malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit/Serbi Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Muriqan,

në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në bashkëpunim me Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bënë arrestimin provizor të shtetasit Malazez:
Igor Drakulic 35 vjeç, banues ne Bar, me kombësi dhe shtetësi Malazeze. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqipërise. Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ky shtetas rezulton të jetë i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit/Serbi. Shtetasi Igor Drakuliç është i dënuar me 8 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” Plagosje me pasojë vdekjen”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Malazez Igor Drakulic me qëllim Ekstradimi drejtë Serbisë.