Fillimi I muajit gusht ka shënuar një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, duke reflektuar fluksin e sezonit veror. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit, fluksi I qytetarëve në pikat doganore është rritur ndjeshëm këtë sezon veror. Nga data 1-3 gusht, janë rregjistruar 65,883 hyrje dhe dalje nga territori shqiptar, sipas të dhënave zyrtare. Nga të cilat 55.962 janë shtetas të huaj që kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri, një shifër që tregon rritjen e ndjeshme të turizmit veror . Ndërkohë, rreth 9,921 janë shtetas shqiptar që kanë dhe dalë nga territory shqiptar gjatë kësaj periudhe. Lëvizjet e shumta janë si pasojkë e seznit turistik, ku një pjesë e shtetasve shqiptarë zgjedhin të kalojën pushimet verore jashte vendit, ndërsa një pjesë tjetër janë emigrantgë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet me familjarët e tyre. E veçanta e këtijj viti është prania gjithnjë e në rritje e turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si një destinacion pushimi. Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të përballuar fluksin, ndërkohë që ky fluks pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku muaji gushtit është periudha kulmore e pushimeve si për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ashtu edhe për turistët e huaj.

Artikulli paraprakSHPËRNDAHEN MBI 27 MIJË TEKSTE PËR NXËNËSIT JASHTË VENDIT
Artikulli tjetërTRAFIK I RËNDUAR NË RRUGËN E BËRDICËS