Mëngjesi I kësaj të shtune është shoqëruar me radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Shtetas kryesisht nga vendet europiane I janë drejtuar kësaj pike kufitare për të lënë Shqipërinë, duke krijuar radhë për disa orë. Ndërkohë që në këtë pikë kufitare punohet me të gjitha kapacitet si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pas nuk mbetet as ana malazeze, ku ka patur një numër të lartë edhe të shtetasve të cilët kanë hyrë në vendin ton përgjatë këtyre dy ditëve të fundit.
Pavarësisht fluksit këtë të shtunë dhe faktit që jemi tashmë në mes të sezonit turistik, fluksi I lëvizjeve është ende I pakrahasueshëm me atë të vitit 2019, para fillimit të pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër gjatë ditës së premte, 22 korrik rreth 13 mijë shtetas kanë lëvizur përmes kësaj pike kufitare.
Prej të cilëe 6600 të cilët kanë hyrë në vendin tonë ndërsa rreht 6500 të tjerë kanë dalë. Si pasojë e fluksit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 4100 automjete.
Një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve janë pjesë e guidave turistike që operojnë në vendin tonë, ndërsa nuk mungojnë as turistët në grupe të vogla të cilët udhëtojnë me mjetet e tyre drejt Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo periudhë në muajin korrik shënon edhe me fillimin e fluksit të kthimit të emigrantëve në vendlindje, ndaj gjatë ditëve në vazhdim pritet të shtohet edhe më tepër fluksi I punës.