Shifrat e dy ditëve të fundit që sezoni turistik po I kthehet dalëngadalë normalitetit, pas një viti të vështirë pandemic. Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, radha e automjeteve është deri në 1 km, ndërsa pritet që fluksi të rritet sërish deri të dielën. Por, duket se fluksi I udhëtarëve po rritet edhe gjatë ditëve të javës.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupet e punës në pikën kufitare të Muriqanit, në dy ditët e fundit, të enjten dhe të premten, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë mbi 15 mijë udhëtarë. Pjesa më e madhe janë shtetas kosovarë të cilët I drejtohen plazheve në Malin e Zi gjatë fundjavës, ndërsa sa I takon hyrjeve, një numër I konsiderueshëm I udhëtarëve janë nga Gjermania.

Shifrat flasin për një fluks të ngjashëm me atë të verës së vitit 2019, ku meastarisht kanë hyrë dhe dalë të paktën 15 mijë – 20 mijë udhëtarë. Aktualisht, puna për përballimin e fluksit po vijon me të gjitha kapacitet, ku të hapura janë të gjitha sportelet. P

avarësisht kësaj, pritja e udhëtarëve arrin deri në 40 min. Duke filluar nga muaji gusht, pritet që fluksi I udhëtarëve të rritet pasi është periudha e kthimit të shumë emigratëve në vendlindje.