
Ndonse ditë pushimi, këtë të premte vërehej lëvizje e pakët në pikën kufitare të Muriqanit
Kryesisht lëvizjet ishin në dalje të territorit shqiptarë ku pjesa më e madhe e udhëtarëve janë shtetas shqiptarë që udhëtojnë drejt Malit të Zi për të kaluar fundjavën.
Sipas autoriteteve kufitare në Muriqan, gjatë 24 orëve të fundit jane regjistruar me shume hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky shtim i lëvizjeve lidhet kryesisht me ditët e festave të dhjetorit, periudhë gjatë së cilës shumë emigrantë zgjedhin të kthehen pranë familjeve.
Autoritetet doganore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 5000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë rreth 1700 shtetas. Ndersa me datën 24 dhjetorë kanë hyrë dhe dalë 13000 shtetas Autoritetet po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur vonesat, ndërsa u bëhet thirrje udhëtarëve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat kufitare.






