Erozioni nga lumi Buna nuk ka kursyer as fshatin Muriqan. Administratori I njësisë Ana e Malit Arben Ceni bën të ditur se nga 15 hektarë tokë bujqësore tashmë ka mbetur pak më shume se gjysma e sipërfaqes pasi nuk janë marrë pas parandalimin e këtij fenomeni natyror.

Administratori Ceni shton se nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse edhe pse fenomeni është prezent prej vitesh.

Një shqetësim të tillë me gërryerjen e tokave bujqësore ka edhe banori Hashim Neli.
Prej më shumë se pesë vitesh dhjetëra hektarë tokë rrezikohen nga gërryerja e rrjedhës së lumit Buna. Pavarësisht rrezikut që paraqitet, institucionet nuk kanë ndërhyrë akoma për përmirësimin e situatës