Muriqan/Shkodër

Paraqiti pasaportë të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. J., 28 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON PROGRAMIN PËR UJIN: NË MANDATIN E TRETË GARANTOJMË 24 ORË UJË TË PIJSHËM NË ZONAT URBANE TË 61 BASHKIVE
Artikulli tjetërSHKODËR, HUMB JETËN TRAGJIKISHT STUDIUESI EDUART GRISHAJ