Pas konfirmimit të Murtajës Afrikane të Derrave, në Malin e Rrencit në datën 26.11.2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinaris dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vijuar në mënyrë intensive monitorimin e zonave perimetrale 3 dhe 10 km nga vatra e konfirmuar me Murtajën Afrikane të Derrave.
Shërbimi Veterinar Rajonal nuk e ka ndalur punën për zbatimin e Planit të Kontigjencës Nr.10390/1 Prot., datë 24.11.2020 “Për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave” duke dërguar për çdo ditë 5 grupe verifikimi dhe kontrolli për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Gjatë monitorimit të datës 28.11.2024, nuk janë evidentuar raste të reja dhe as shenja klinike gjatë monitorimit klinik të kafshëve në zonat e kontrolluara.