Një rast i konstatuar me sëmundjen e bagëtive në njësinë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër bëri që I gjithë qarku Shkodër të vendosej në karantinë duke mos lejuar tregtimin apo konsumimin e bagëtive të imta dhe produkteve të tyre si djathi apo qumështi. Por, fermeri Edmir Repaj nga fshatin Kodër Boks i njësisë Postribë, thotë se janë penalizuar në mënyrë të padrejtë për sëmundjen e bagëtive. Ai ka rreth 300 krerë bagëti dhe kërkon më shumë subvencione nga shteti, pasi janë drejt falimentimit. Sipas fermerit Repaj, kjo nuk është sëmundja e parë që prek bagëtitë dhe nuk duhet krijuar panik tek qytetarët…

Si shkak i ndalimit të tregtimit, fermeri Repaj thotë se dëmi ekonomik është i madh, teksa bagëtitë e tij nuk kanë sëmundje…

Para pak ditësh, në fshatin Domen të njësisë Postribë u konfirmua një rast i murtajës së ruminantëve të vegjël, ku më pas u morën masa për bllokimin e lëvizjes së kafshëve në tregje dhe thertore në zonat e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakARTIZANI NGA GJAKOVA
Artikulli tjetërSCUTARI U-15 FITON KUPËN “ESAT BUSHATI”