Alarmi për murtajën e ruminantëve të vegjël mbetet aktiv në veri të Shqipërisë, ku dy ferma në qarkun e Shkodrës janë konfirmuar të prekura nga infeksioni.
Shërbimi Veterinar rajonal bën me dije se bëhet fjalë për rreth 190 krerë bagëti të imta, të cilat do të asgjësohen sipas procedurave të përcaktuara veterinare, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Përgjegjësi i këtij shërbimi, Mark Preçi, deklaron se deri në këto momente nuk është arritur të identifikohet origjina e infeksionit, pasi mungojnë informacionet mbi lëvizjet e kafshëve në fermat e prekura.
Autoritetet kanë garantuar se fermerët që kanë kryer matrikullimin e bagëtive do të përfitojnë kompensim financiar, sipas skemave të parashikuara nga ligji.
Ndërkohë, në zonën e Malit të Gjymtit, ku ushtrohet aktiviteti i katër fermave të blegtorisë së imët, vijojnë masat e forta të kontrollit. Tregjet e kafshëve mbeten të mbyllura, ndërsa lëvizja e bagëtive është ndaluar plotësisht në zonën e karantinës, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMUZEU HISTORIK KOMBËTAR DREJT PËRFUNDIMIT TË FAZËS SË PARË RESTAURUESE, MINISTRI BLENDI GONXHJA PUBLIKON PAMJET
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LAÇ, 1 VIKTIMË DHE 3 TË PLAGOSUR