
Shfaqja e rasteve të sëmundjes së murtajës tek bagëtitë e imta në disa zona të vendit ka vënë në lëvizje Shërbimin Veterinar në qarkun e Lezhës. Në zbatim të planit të masave dhe urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë, grupet e punës kanë zbarkuar në terren për të mbikëqyrur situatën dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, duke ju kërkuar fermerëve që bagëtitë e imta të mbahen në regjim stallor deri në një urdhër të dytë. Përgjegjësi i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Lezhë, Ded Rama, paralajmeron masa ndëshkuese për të gjithë ata që nuk i binden këtij urdhri.
Sinkron DED RAMA PERGJEGJES I AVMB LEZHE
Nën monitorim të vazhdueshëm është vënë edhe tregu i gjësë së gjallë në Milot, i cili operon çdo të diel, në kushte aspak normale.
Sinkron DED RAMA PERGJEGJES I AVMB LEZHE
Deri tani në Qarkun e Lezhës nuk janë regjistruar raste të murtajes tek bagetitët e imta, por autoritetet ju bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe qytetarëve të tregojnë bashkëpunim maksimal në këtë fazë problematike për shëndetin e bagëtive dhe sigurinë e zinxhirit ushqimor.