Që prej shfaqjes së parë të rastit të parë murtajës së ruminantëve të vegjël në Postribë, e gjithë Shkodra është vendsour në karantinë .
Drejtuesi I autoritetit kombëtar të ushqimit në Shkodër Ramir Haderi ka konfirmuar se aktualisht është vendosur në karantinë 21 ditore ndërsa inspektorët e Aku, së bashku me grupet e shërbimit veterinar po kryejnë kontrolle për garantimin e sigurisë ushqimore.

Raste të dyshuara të murtajës së ruminantëve të vegjël janë shfaqur edhe në qarqe të tjera të vendit ndërsa është konfirmuar kjo sëmundje edhe në Dibër .
Më herët ka patur pretendime nga fermerët për dëme që po shkaktohen nga vendosja e karantinës në Shkodër për moslejimin e tregtimit të mishit apo produkteve të bulmetit jashë territorit duke dëmtuar kështu fermerët .

Artikulli paraprakZBRET INFLACIONI ME 2.2%,RRITET CMIMI I USHQIMEVE
Artikulli tjetërNGA DATA 13 DERI MË 19 QERSHOR, SHQIPËRIA MIRËPRET JAVËN KULTURORE SUEDEZE