“Të gjithë shkodranët duhet që të jenë në protestë me 8 dhjetor në Tiranë për t’i thënë ndal kësaj qeverisjeje që po dëmton qytetarët”. Kjo është thirrja e kryetarit të partisë Mendimi i Djathtë Liberal Mustaf Lici, njëkohësh edhe antar i këshillit bashkiak të Shkodrës.

Lici foli edhe për votimin në këshillin bashkiak për zgjedhjen e dy antarëve të bordit të Vllaznisë të mbetur bosh duke thënë se ky votim për Benjamin Nakon dhe Sytki Muçën ishte i rregullt dhe ligjor pavarësisht mendimeve ndryshe. Pavarësisht se pjesë e koalicionit me të djathtën shpesh herë këshilltari Mustaf Lici ka qenë kritik apo ka mbajtur edhe qëndrime kundër edhe koalicionit ku bën pjesë në këshillin bashkiak.

Artikulli paraprakDIBRA: BASHKIA 200 METËR LINEAR ARKIVË TË PASISTEMUAR
Artikulli tjetërPETICION PËR ANULLIMIN E DISA NENEVE PËR LIGJIN E TATIMEVE