Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përcolli një urim në facebook me rastin e përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës.

Një urim i veçantë shkon për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Të dashur qytetarë

Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë. Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova!