Varianti i ri i koronavirusit, që u shfaq në Britaninë e Madhe është më vdekjeprurës. Kështu deklaroi sot në një konferencë për mediat, kryeministri britanik Boris Johnson.

Sipas BBC, mutacioni i ri i COVID-19 është 30% më vdekjeprurës se sa varianti i vjetër. Teksa për moshat rreth 60 vjeç, në 1 mijë të infektuar, numri i të vdekurve është rreth 10 persona, me variantin e ri, është afërsisht 13 ose 14 njerëz.

Jonson deklaroi se të infektuar me mutacionin e ri janë të grupmoshave të ndryshme. Ai thekson se ekziston pasiguri rreth numrave, por duket se ka një rritje të vdekshmërisë, si dhe të transmetueshmërisë.