Mirdita mirepriti edicionin e 12-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”, me pjesmarrjen e shkrimtarëve, poetëve dhe krijues nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Gjatë aktivitetit u prezantua historia e pasur letrare dhe trashëgimia kulturore e Mirditës, ndërsa një vëmendje e veçantë iu kushtua veprimtarisë 11-vjeçare të Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, e cila gjatë kësaj periudhe është shtrirë në 25 qytete. Në këtë kuadër u promovua edhe antologjia dygjuhëshe “Muzat e Alpeve”, që përmbledh krijimtarinë e poetëve laureatë.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, duke theksuar se ato i japin një tjetër dimension jetës kulturore të zonës dhe promovojnë traditën e saj të pasur në fushën e letërsisë dhe artit.

Në qendër të edicionit të këtij viti ishte figura e poetes së njohur Dr. Flora Brovina, ku në nderim të krijimtarisë së saj u promovua përmbledhja poetike “Pas frymës FJALA”, e përkthyer në gjuhën malazeze si dhe u nderua pas vdekjes me çmimin “Teuta” për Vepër Jetësore, titull i cili iu dorëzua familjarëve të saj të pranishëm në keteaktivitet. Manifestimi Letrar u organizua nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Bashkisë Mirditë dhe Komunës së Deçanit, duke dëshmuar edhe një herë rolin e letërsisë si urë bashkëpunimi dhe komunikimi mes trevave shqiptare dhe më gjerë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOT FESTA E HALLOWEEN, ORIGJINA E SAJ LEGJENDAT DHE MITET
Artikulli tjetër1500 FORCA POLICIE PËR PROTESTËN E SOTME/ SITUATË E QETË PARA MINISTRISË SË ARSIMIT, MASA EDHE TE KRYEMINISTRIA