“Muzat” ishte titulli i aktivitetit të organizuar nga Bashkia e Shkodrës në ditën ndërkombëtare të gruas.

Një ekspozitë fotografike e fotografeve shkodrane Rozafa Shpuza dhe Iden Temali u përurua dhe u paraqit për publikun në hollin e bashkisë së Shkodrës.

Ky aktivitet synoi të sjellë gruan dhe vajzën shqiptare në fokusin e vëmendjes të të gjithë shoqërisë, për promovimin e shembujve pozitivë të arritjeve dhe potencialit të grave shqiptare, larg paragjykimeve drejt barazisë dhe të drejtave të barabarta.