Kryetari i shoqatës së ish- të përndjekurve politikë në Shkodër, Zenel Drangu ka vlerësuar projektin e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama për transformimin e muzeut të dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër. Drangu kërkon që muzeut ti ruhen në formën e tyre origjinale disa nga vendet që dëshmojnë dhunën e regjimit.

Drangu shprehet se realizimi i këtij projekti është i nevojshëm pasi shërben për të informuar edhe brezin e ri rreth viteve të diktaturës.

Projekti për rilindjen e muzeut të dëshmisë dhe kujtesës është prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodrës.

Artikulli paraprakBJESHKA: TË LIROHEN TROTUARET
Artikulli tjetërINVESTIMET NË INFRASTRUKTURË NË LEZHË