Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët nga mbarë bota që ndalen në Shkodër. Çdo element i ruajtur në qelitë e këtij muzeu të veçantë të përball me ndjesi të forta, duke të rikthyer në një periudhë të errët, jo aq të largët nga realiteti i sotëm.
Përgjegjësi i muzeut Xherardo Nikjari thekson se numri i turistëve ka qenë i lartë, ndërsa ajo që i trondit më së shumti vizitorët është egërsia e ushtruar nga diktatura ndaj klerit katolik në Shqipëri.
“ Ka kene një sezon shumë I mirë sa I përket numrit të vizitorëve, fluksit të tyre në rritje, gjithmonë po ta krahasojmë me vitet e kaluara dhe sigurisht është përcjellë me një interes shumë të madh nga vizitori vendas dhe vizitori I huaj .
Turistët kanë mbetur të habitur, mjaft të shtangur nga shkalla e egërsisë së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe gjithashtu në mënyrë të posacme nga goditja që diktatura komuniste në vendin tonë fesë dhe komuniteteve fetare.”

Turistët shprehen të impresionuar nga muzeu dhe nga vetë Shkodra, qyteti që mban gjallë kujtesën dhe historinë.

“Emri im është Gjovani jam Italian por jetoj në Gjermani .Është hera e parë që vij këtu dhe më duket shumë interesante .Duket se këtu njerëzit kanë pasur një diktaturë shumë të keqe. E pashë dhe në video ku njërëzit ishin të paralizuar në këtë system komunist . Duket një muze I vogël por I përmban të gjitha . “
Vizita në këtë muze mbetet një përjetim që shkon përtej turizmit, duke u kthyer në një reflektim të thellë mbi të shkuarën dhe vlerën e lirisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakROMËT NË SITUATË RRUGE
Artikulli tjetërMOSHA E TRETË PUSHIME NË VJESHTË NË SHËNGJIN