Muzeu por edhe vetë kalaja e Drishtit janë ndër vendet që duhet të vizitohen patjetër gjatë pushimeve. Por mungesa e vëmendjes nga institucionet ka zbehur historinë dhe potencialin turistik që kjo zonë ka. Kur jemi në kulmin e sezonit turistik, muzeu I Drishtit I cili u rehabilitua dhe mobilua në vitin 2014 me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian vijon të mbyllë dyert për turistët vendas dhe të huaj.

Asnjë institucon nuk mban përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet muzeu. Celësat I janë dorëzuar familjes Buhaj, një prej pak familjeve të zonës të cilët ende jetojnë në kala. Pastrimi dhe mirëmbajtja e muzeut është e vështirë për banorët e zonës. Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës, promovimi I të cilit do të ngjallte turizmin kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit rreth 7 vite më parë ndërtoi muzeun e kalasë me një shifër prej 380 milion lekësh. Godina është tre katëshe dhe e përbërë totalisht prej guri në të cilën janë projektuar 6 dhoma në formën e muzeve.

Vetëm një nga gjashtë dhomat është pasuruar me veshje tardicionale të zonës verën e vitit 2020, ku u premtua hapja e muzeut deri në muajin dhjetor por duket se edhe ky premtim mbeti një tjetër hallkë në zinxhirin e premtimeve boshe.