Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po vazhdon të mbetet një nga pikat më të frekuentuara turistike edhe gjatë këtij sezoni veror. Të huaj por edhe vizitorë vendas po tregojnë një interes të lartë për të prekur nga afër një pjesë të errët, por mjaft të rëndësishme të historisë shqiptare. Vetë historia që mbart kjo godinë si një ish-vendi i vuajtjes dhe hetuesisë gjatë regjimit komunist e bën këtë muze unik në të gjithë vendin tonë.

Për shkak të numrit lartë të turistëve që vizitojnë Shkodrën këtë verë, menaxhimi i muzeut ka ndryshuar orarin e punës. Për t’ju përgjigjur këtij fluksi, Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës këtë sezon po mirëpret vizitorët , në shtatë ditë të javës.

Përmes kësaj hapësire muzeale, Shkodra nuk ofron vetëm bukuri natyrore e kulturë, por edhe një ndalesë reflektimi mbi të kaluarën, duke u kthyer në një nga pikat kryesore të itinerarit të çdo turisti që viziton veriun e Shqipërisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODRA MIRËPRET “KOLONËN PËR PALESTINËN”
Artikulli tjetërPREJ 35 VITESH PA RRUGË