“Muzeu i lundrimit”, pjesë e rikualifikimit të hyrjse së Shkodrës, tashmë ka hyrë në fazën e fundit të punimeve, për ndërtimin e tij
Në brendësi të këtij muzeu tashmë janë ndërtuar edhe mjedesit pritëse për vizitorët.
Projekti përfshinë një arkitekturë moderne që do të tregojë historinë e lundrimit në liqenin e shkodrës dhe lumit Buna, duke I dhënë vizitorëve mundësi të mësojnë për traditat dhe kulturën e lundruesve
Ndërsa paralelisht me punimet që po realizohen pranë këtij muzeu po ndërhyet edhe në sheshimin dhe sistemimin e zonës pranë bregut të lumit Buna duke e harmonizuar në këtë mënyrë edhe zonën përreth këtij objekti
Sipas drejtuesve të projektit, punimet për ndërtimin e muzeut të lundrimit pritet të përfundojnë këtë verë
“Muzeu I lundrimit” është pjesë e projektit për zhvillimin e turizimit në shkodër dhe synon të rrisë interesin e vizitorëve vendas dhe te huaj

Artikulli paraprakVIJOJNË VATRA AKTIVE ZJARRI NË LANDFILLIN E BUSHATIT
Artikulli tjetërUNIVERSITETI SHKODRËS , NIS “INTERNATIONAL WEEK 2026”