Keto pamje janë realiteti i hidhur i muzeut të Shkodrës, janë një realitet që vret për cdo shkodranë.

Lageshitirë, carje të mureve, aq me keq që tashmë me reshjet e shiut ky muze rrezikon edhe ekzistencën e tij. Bashkia e Shkodrës e ka ngritur një problem të tillë prej muajsh, me një relacion drejtuar ministrisë së kulturës, por kjo gjëndje nuk ka marrë një përgjigje. Edhe drejtori i këtij institucioni, Fatmir Juka, shpreh nevojën emergjente për ndërhyrje. Në relacionin dërguar Ministrisë së Kulturës gjithcka është e qartë. Një pasqyrë reale e asaj cfare ndodh Brenda këtij muzeu, një pasuri e të gjithëve që Bashkia Shkodër kërkon ta mbrojë por duhet ok nga Ministria e Kulturës që kjo pasuri të shpëtohet .

Artikulli paraprakOBOT, BLLOKOHET RRUGA PËR MJETET E ULËTA
Artikulli tjetërRRUGËT E VERIUT, TAKIM NË DREJTORINË RAJONALE