
Ish-të përndjekurit politikë kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Muzeut të Spaçit në një tjetër vend, duke kërkuar që ai të ndërtohet pranë ish-burgut, aty ku është zhvilluar historia e tyre. Kryetari I ish të përndjekurve politik, Zenel Drangu shprehet se një muze i ndërtuar larg Spaçit do të humbiste rëndësinë dhe funksionin e tij si vend kujtese.
Ai bëri me dije gjithashtu se ka paraqitur kërkesa për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve gjatë regjimit komunist.
Ideja fillestare ishte që muzeu i Spaçit të ndërtohej në Reps, si një hapësirë më e aksesueshme për vizitorët, por ish-të përndjekurit politikë e kanë kundërshtuar këtë variant, duke kërkuar që muzeu të ndërtohet pranë vetë ish-burgut të Spaçit.






