
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” po punon për një ekspozitë për pazarin e humbur të Shkodrës, për të cilin ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët e Shkodrës të cilët mund të zotërojnë materiale domethënëse lidhur me pazarin. Tea Çuni, përfaqësuese e këtij institucioni tregon vizionin e krijuar deri më tani për këtë ekspozitë.
Ndërkohë, ajo fton qytetarët të bëhen pjesë e kësaj eksperience të veçantë.
Ekspozita “Rijetëzimi i pazarit të humbur të Shkodrës” pritet të hapet në mes të muajit qershor.