Muzeu “Oso Kuka” është ndër më të vizituarit nag pushues vendas dhe të huaj në qytetin e Shkodrës. Çdo ditë në këtë institucion paraqiten të paktën 30 vizitorë të huaj që kërkojnë të mësojnë mbi historinë që mbart shtëpia muze. Drejtorja Amila Gjyrezi bën të ditur se më të shumtë janë pushuesit nga Franca dhe Polonia, por nuk mbeten pas as ata nga Lindja e Mesme dhe Ballkani.

Drejtorja Gjyrezi shton se pjesa më e madhe e vizitorëve janë pjesë e paketave turistike, ku ndalesa në Shkodër është pjesë e intinerarit.

Promovimi I shtëpisë muze “Oso Kuka” në rrjete sociale por edhe përfshirja në paketa të ndryshme turistike ka dhënë rezultate pozitive në këtë vit post pandemic pasi numri I vizitorëve është shumëfishuar krahasuar me verën e kaluar

Artikulli paraprakFLUKS RASTESH NË QENDRËN SHËNDETËSORE VELIPOJË
Artikulli tjetërRRITEN SËRISH INFEKTIMET ME COVID-19 NË KOSOVË, REZULTOJNË 352 RASTE POZITIVE NË 24 ORË