
Muzika folklorike tradicionale e treves së veriut, gjallëroi Lezhën.Protagonist ishin fëmijet e ansamblit “Art Besëlidhja” të cilët mbajten një koncert në qendren kulturore të fëmijeve “Gjergj Lacaj”.Të veshur me kostume tradicionale të zonës, nën tingujt e çiftelisë instrumentistet e vegjel përcollen pjesë pjesë të ndryshme muzikore, ndërsa nuk munguan as kënget dhe vallet folklorike.
Interesi i të rinjve për folklorin po vjen gjithnjë në rritje e në këtë mënyre tradita po ju përcillet brezave, thotë drejtuesi i ansamblit “Art Besëlidhja” Llesh Prenga.
Ky ansambel me protagonist fëmijet po ruan mësëmiri traditat tona u shprehen autoritetet lokale të pranishem në këtë veprimtari.
Koncerti folklorik i artisteve të vegjel zgjati për rreth 1 orë duke tërhequr vemendjen e shumë të pranishmeve, ndërsa drejtuesi i ansamblit “Art Besëlidhja” rapsodi dhe instrumentisti Llesh Prenga u vlersua titullin Princi i Artit Tradicional i Qarkut Lezhë nga Qendra e Artit dhe Kultures Shqiptare.