
Në prag të muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet fetaro-kulturor në ambientet e hotel “Colosseo” në Shkodër me temë “Ramazani, muaji i ripërtëritjes shpirtërore”. Teologia, Zamira Bushati shprehet se ky aktivitet është një mundësi e mirë për të krijuar një atmosferë të ngrohtë për besimtarët, veçanërisht për ata që do ta përjetojnë agjërimin për herë të parë.
Një ndër temat që u trajtua në këtë takim ishte si të shmangim shpërqëndrimet gjatë Ramazanit, ku një ndër arsyet e shpërqëndrimit mbetet përdorimi në masë i rrjeteve sociale.
Të pranishëm në këtë takim ishin teologë, psikologë dhe grupe të rinjsh të cilët diskutuan rreth agjermit të ramazanit mes tradicionales dhe dinamikave të reja, si dhe ndikimin që agjërimi ka në shëndetin mendor.