
Myftinia e Pukës në këtë fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit shtoi iftarin e parë me mbështetjen e shoqatës humanitare Jeta. Në këtë tryezë me besimtarë myslimanë, të krishterë, deputetë dhe autoritete vendore, myftiu i Pukës Imam Gëzim Kopani tha se Ramazani është muaji i shenjtë i përbashkimit…
Deputetët e pranishëm uruan për një agjërim sa më të lehtë besimtarët ndërsa u shprehën se këto janë momente kur nuk ka asnjë lloj ndasie…
Në emër të komunitetit katolik, përfaqësuesi i kishës atje Dodë Marinaj tha se besimtarët në Pukë bashkëndajnë vëllazërinë me njëri-tjetrin si një vlerë e jashtëzakonshme…
Iftaret në Pukë dhe ndihmesa për familjet e varfra në muajin e madhërueshëm të Ramazanit janë kthyer në një traditë tashmë për të qenë pranë atyre që akën më shumë nevojë si dhe për të bashkëndarë mesazhe paqeje në këto ditë të shenjta.






