Myftinia e Shkodrës me mbështetjen e fondacionit “Mirënjohja” u ka ardhur në ndihmë disa banorëve të prekur nga përmbytja. Në fshatin Rrushkull njësia administrative Dajç është bërë shpërndarja e disa pakove me ushqime dhe batanije për 50 familje. Përgjegjësi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni thotë se banorët e përmbytur janë në vështirësi ndaj u mendua një ndihmë për ta.

Ndërkohë përgjegjësi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni i bën thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të ndihmojnë familjet e përmbytura në zonën e NënShkodrës.

Edhe pse të përmbytur dhe në vështirësi ekonomike përveç Myftinisë së Shkodrës dhe fondacionit “Mirënjohja” banorët e fshatit Rrushkull treguan se deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme tjetër.

Artikulli paraprakVRASJA E VIOLETA GURRAJ, I BIRI: NUK JAM UNË AUTORI
Artikulli tjetërSHKODËR, 4000 HEKTARË TOKË BUJQËSORE E PËRMBYTUR