Në kuadër të 35-vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, Myftinia Shkodër organizoi një mbrëmje përkujtimore në nderim të haxhi Fejzi Zaganjorit, figurë e shquar e fesë islame dhe e qëndresës kombëtare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të haxhi Fejzi Zaganjorit, duke e cilësuar atë si një shembull të devotshmërisë, mençurisë dhe dashurisë për atdheun.
Gjatë fjalës së tij, myftiu Sytari komentoi për herë të parë publikisht edhe heqjen e tabelës në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër” nga policia e Shkodrës, duke theksuar se ajo tabelë do të rikrijohet dhe vendoset sërish në shumë vende, pasi – siç u shpreh ai – “askush nuk mund ta ndalë të vërtetën”.

Në përmbyllje të aktivitetit u transmetua edhe një fragment nga një ligjëratë e mbajtur nga haxhi Fejzi Zaganjori, pak muaj para ndarjes së tij nga jeta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKU SHKODËR BLLOKON SËRISH 75 TON MISËR NGA SERBIA
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 35-VJETORI I MESHËS SË PARË