Myftinia Shkodër ka organizuar lojërat verore për të gjithë fëmijët që janë pjesë e xhamive të ndryshme. Fëmijët u mblodhën në një kompleks sportiv dhe nën kujdesin e Myftinisë do të vijojnë aktivitetet sportive por edhe thellimin e njohurive për fenë nën moton “Mësojmë dhe argëtohemi” u shpreh përgjegjësi i myftinisë Arben Halluni.

Ky organizim është një mesazh edhe për gjithë prindërit që të dërgojnë fëmijët për të mësuar pranë xhamive respektive në lagje apo zona të ndryshme ku banojnë.

Pas një pyetësori që lidhet kryesisht me pyetje për fenë për të testuar njohuritë e fëmijëve, këto të fundit nisën argëtimin përmes lojërave të ndryshme në kompleksin sportiv.