Myftinia e Shkodrës organizoi ceremoninë e përcjelljes së haxhilerëve të qytetit të Shkodres, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë të Mekës për të kryer obligimin e Haxhit.
Në këtë ceremoni të veçantë morën pjesë familjarë të haxhilerëve, dhjetëra imamë, si edhe besimtarë të shumtë. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, përcolli mesazhe urimi për besimtarët që do të nisen drejt këtij udhëtimi të shenjtë, duke theksuar rëndësinë fetare dhe morale që mbart Haxhi për çdo mysliman.
Sipas të dhënave, rreth 40 besimtarë myslimanë nga Shkodër dhe afro 500 nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë këtë vit në Haxh, së bashku me qindra mijëra besimtarë nga mbarë bota.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDISKUTIM MBI LIBRIN “NËPËR SHTIGJET E FERRIT”
Artikulli tjetërBORDI I UNIVERSITETIT TË SHKODRËS VENDOS: SHTYHET ME 1 VIT PENSIONI PER MARK MOLLËN