Në kuadër të të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka ndërmarrë një tjetër nismë humanitare, duke shpërndarë rreth 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në lagjen “Iliria”. Kjo ndihmë vjen si pjesë e angazhimit të institucionit për të mbështetur shtresat më të prekura në prag të muajit të shenjtë.
Zv/myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, theksoi se Ramazani është një periudhë reflektimi, solidariteti dhe përkujdesjeje për ata që kanë më shumë nevojë. Ai bëri me dije se shpërndarja e ndihmave do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Artikulli paraprakBASHKIA:LËVIZJA ME ORAR FRYMARRJE PËR ZDRALEN
Artikulli tjetërBANORËT E RRJOLLIT DHE TË DURRËSIT PROTESTË PARA KUVENDIT