
Një ditë pasi policia bashkiake e Shkodrës hoqi tabelën e myftinisë e cila ishte vendsur në trotuar pranë xhamisë “Ebu Bekër”, myftinia Shkodër përmes një njoftemi ka bërë të ditur se ka ndërprerë punimet në projektin e bashkisës Shkodër në xhaminë e Parrucës.
“Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë!
MYFTINIA SHKODËR”
Ndërkohë myftinia ka vendosur sërisht tabelën , në përmasa më të mëdha por mbrënda rrethimit të xhamisë “Ebu Beker”, pak metër larg tabelës që u largua një ditë më par nga policia bashkiake.






