Gjatë kësaj të premteje, në xhaminë e Parrucës në Shkodër ka qenë i ftuar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ky i fundit, përveç mesazhit për solidaritet, bashkim dhe dashuri mes njëri-tjetrit, u shpreh gjatë hytbes se islami nuk është një fe me mandate dhe që nund të lihet pas. Gjithashtu, ai uroi shiqptarët për 26 vjetorin e lirisë së besimit, pas dekadave të ndaluar nga sistemi komunist.

Gjatë fjalës së tij, myftiu Tërnava gjeti rastin të falendëroj të gjithë shqiptarët për të gjithë kontributin e vyer të dhënë gjatë periudhës së luftës së Kosovës në vitin 1999. Myftiu Tërnava, nga Xhamia e Parrucës në Shkodër transmetoi mesazhe paqeje dhe bashkimi mes shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare.

Artikulli paraprakBY PASS-i, BANORËT E DOBRAÇIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërSHKODRA NË KLUBIN E STRASBURGUT