
Prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës ka patur tensione mes bashkisë dhe myftinisë së Shkodrës lidhur me një banderolë të vendosur në trotuarin pranë xhamisë “Ebu Beker”, shkrim i shenjtë i shkëputur nga kurani për dënimin e atyre që marrin tokën e tjetrit.Mesazh i cili indirekt ishte për zonën ku po ndërtohet godina 35 kate në qëndër të qytetit për të cilën Myftinia dhe Kisha Ortodokse së bashku me familjen Lacej kanë pretendimet se toka po u grabitetet pasi janë pronarë.
Pas largimit nga policia Bashkiake të kësaj reklame nga trotuari, Myftinia vendosi një të tillë me përmasa më të mëdha në brenda rrethimit të Xhamisë “Ebu Beker” me të njëjtin shkrim të shenjtë.
Policia e rendit ka ndërhyrë në ambjentet e xhamisë “Ebu Beker” një natë më parë, për të larguar banderolën.
Lidhur me këtë ndërhyrje ka reaguar përmes një statusi në fb myftina Shkodër e cila ndër të tjera shkuan :
“Në këtë atmosferë të shtrenjtë e të paprekshme, Myftinia Shkodër dënon çdo akt dhune, shkeljeje flagrante dhe denigrimi të pronës private dhe simbolikave tona të shenjta, me të cilat u përballua (paradoksalisht!?) mbrëmjen e së dielës, më 9/11/2025, në 9 nëntorin e shembjes së Murit të Berlinit, xhamia e vakëfi jonë i shenjtë në Fushë Çelë!?
Myftinia Shkodër garanton besimtarët se dosjen e plotë të kësaj ngjarjeje të paprecedent do ta dërgojë pranë organeve kompetente, në mënyrë që personazhet e errësirës dhe hijet e mbetura të së shkuarës dhe dhunimit të vendeve të shenjta, të ngelen në sirtarët e historisë! Sikurse refuzon kategorikisht gjuhën e papërkthyeshme dhe të papranueshme të cilitdo, që i ka hipur dallgës përsëmbrapshti!”
Pas kësaj deklarate , në ambjentet e bashkisë së Shkodrës u zhvillua një takim mes kryebashkaikut benet Beci dhe kreut të myftinisë së Shkodrës, Imam Muhamed Sytari të cilët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët të komunikimit për zbutjen e tensioneve të ditëve të fundit ndërsa përmes një statusi në Fb, vë theksin tek bashkëpunimi mes bashkisë dhe komuniteteve fetare në projeke zhvillimore në Shkodër.
“Në një frymë bashkëpunimi prita në zyrë Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
Diskutuam për projektet e përbashkëta që kemi nisur tashmë në Shkodër, por edhe rëndësinë që mbart muaji nëntor në 35-vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Bashkia Shkodër dhe Myftinia, si dy institucione që përfaqësojnë komunitetin dhe banorët e Shkodrës, janë bashkë për të përcjellë mesazhe bashkimi, zhvillimi, rregulli dhe frymë tolerance që Shkodra e ka dëshmuar gjithmonë.”
Nuk dihet nëse ky takim do jetë zgjidhje përfundimtare e tensioneve apo një zbutje e përkohshme.






