Myftiu i Shkodrës: Të paudhët provokuan myslimanët .Sytari reagon pas arrestimeve për terrorizëm

SHKODER – Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari ka reaguar pas arrestimeve në qytetin verior që çuan në anulimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në një deklaratë për media Myftiu Sytari theksoi se “arrestimet nuk duhet të ishin kryer në atë mënyrë pasi kanë tronditur klimën por edhe situatën në qytet”. Myftiu i Shkodrës ka komentuar ato që janë shkruar këto ditë në portale, duke deklaruar se gjithçka është një “lojë e të paudhëve pasi në Shkodër kanë qenë myslimanët që gjithmonë kanë promovuar paqen e bashkëjetesën. “Ishin myslimanët shkodranë që strehuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk mund t’i prisnin keq pasardhësit e tyre sot”. Sytari ka theksuar se nëse shteti ka problem me individë, t’i kryejë procedurat pa prekur myslimanët në tërësi. Ndërkaq, duke folur për çështjen e meshës së lumturimit të 38 priftërinjve nga Kisha Katolike, myftiu i Shkodrës deklaroi se nuk ka qenë i ftuar në ceremoni dhe shtoi se kjo është punë e organizatorëve, ndaj ka bërë thirrje që të ndalohet çdo koment. Kjo pasi disa zyrtarë lokalë të qytetit kanë shprehur pakënaqësinë për mospjesëmarrjen e klerikëve myslimanë në ceremoninë e Kishës Katolike.

Artikulli paraprakNISHANI MBLEDH KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA GJERMANIA DESHMITARI I VRASJES SE HAJDARIT