Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, po zhvillon një vizitë dyditore në Vjenë, me ftesë të xhamisë shqiptare “El-Kalem”.
Gjatë ditës së xhuma, ai mbajti hytben e xhumasë, ku iu drejtua besimtarëve të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare që frekuentojnë këtë xhami, duke përcjellë mesazhe në prag të muajit të begatë të Ramazanit.
Në fjalën e tij, Myftiu theksoi se Ramazani është një mundësi e veçantë për reflektim, përkushtim dhe forcim të lidhjes me Zotin. Ai nënvizoi rëndësinë e vetëkontrollit, largimit nga ndalesat, shtimit të veprave të mira dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë.
Në përfundim, Myftiu Sytari uroi muslimanët e trevave shqiptare dhe mbarë botës islame për një Ramazan me mëshirë, begati dhe paqe, duke u lutur për mirësi dhe udhëzim për të gjithë njerëzimin.

Artikulli paraprakBANORËT E RRJOLLIT SËRISHT NË PROTESTË
Artikulli tjetërKONKURSI I GJUHËS SHQIPE NË DRAP LEZHË